Katër kartonë të verdhë! Shqiptarët e klubit polak bëjnë shqiponjën në stërvitje

Skuadra e Widzew Lodzit sonte luan ndeshjen ndaj Radomiak Radom, e vlefshme për elitën e futbollit në Poloni.
Në rrjetet sociale është publikuar një foto, ku shihen katër lojtarë shqiptarë, shkruan Indeksonline
Të gjithë në këtë foto, paraqiten duke bërë shqiponjën – duke përfshi edhe lojtarin e Kombëtares së Zvicrës, Andi Zeqiri.
Kujtojmë që treshja tjetër shqiptarë, është: Dion Gallapeni, Lindon Selahi dhe Juljan Shehu./Indeksonline/