Përparim Rama në Tiranë, pritet përzemërsisht nga protestuesit për drejtësi në Gjykatën Speciale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po merr pjesë në protestën e Tiranës që kërkon drejtësi nga Gjykata Speciale e Hagës.
Rama për këtë protestë siguroi falas 6 autobusë për veteranët.
I pari i kryeqytetit është pritur përzemërsisht nga protestuesit.
Kjo pasi Rama edhe më herët doli në përkrahje të protestave e vlerave të UÇK-së.
Rama ka themeluar gjithashtu zyrën për mbrojtjen e vlerave të luftës.