75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

Shiten për pesë minutat biletat e El Clasicos

Me 26 tetor zhvillohet ndeshja e parë ”El Clasico” e këtij sezoni, mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Interesimi për të parë këtë ndeshje është teper i madh, ku stadiumi ”Santiago Bernabeu” pritet të jetë i mbushur i tëri, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, biletat e para të cilat kanë dal në shitje, janë shitur në një kohë rekord, prej pesë minutave ,për ata që nuk kanë bileta sezonale.

Sapo u hap faqja e internetit e klubit, sistemi regjistroi një mori kërkesash, duke lënë mijëra tifozë të Real Madridit në listën e pritjes pa mundësi.

Klubi i Real Madridit kishte njoftuar çmimet e vendeve disa ditë më parë, duke filluar nga 135 euro për më të lirën deri në 465 euro për më të shtrenjtën në tribunat anësore. Biletat në Zonat VIP kanë çmim nga 990 euro./IndeksOnline/