75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestës madhore që u bë sot në Tiranë, kundër Gjykatës Speciale.

Gjatë protestës u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, teksa presidenti shqiptar u shpreh se UÇK-ja është krenari e historisë kombëtare, shkruan IndeksOnline.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.

Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.

Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi” shkroi Begaj, duke shpërndarë fotografi të protestës.