Protesta në Tiranë, Edi Rama: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një tjetër postim në Facebook, pas mbylljes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”.
Rama ka publikuar foto nga protesta, ku siç shihet mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ndërsa dominojnë simbolet kombëtare dhe ato të UÇK.
“Liria ka emër”, ka qenë dhe shkrimi brenda postimit të kryeministrit Rama.
Protesta në Tiranë u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).
Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media u njoftua se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë.
Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.