75 Mall Live Search
20:22 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

Jasir Asani i rikthehet golave në Iran

Jasir Asani i është rikthyer golave në kampionatin iranian të futbollit.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë shënoi golin e fitores për skuadrën e Esteghlal kundër Mes Rafsanjan, shkruan IndeksOnline.

Asani gjeti rrjetën qysh në minutën e 11-të të ndeshjes.

Ky është goli i tretë për 30-vjeçarin me skuadrën iraniane, prej se u transferua gjatë afatit kalimtar veror./IndeksOnline/