75 Mall Live Search
22:17 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretërorë

Princi Andrew do të heqë dorë nga përdorimi i titujve të tij mbretërorë, përfshirë atë të Dukës së Jorkut, pasi diskutoi çështjen me Mbretin Charles.

“Në diskutim me Mbretin dhe familjen time të ngushtë dhe më të gjerë, kemi arritur në përfundimin se akuzat e vazhdueshme për mua shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe Familjes Mbretërore”, tha Princi Andrew, në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Buckingham.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi menjëherë, tha një burim mbretëror për CNN.

Princi Andrew është përballur me presion në rritje për shkak të marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein dhe lidhjeve të tij me një spiun të dyshuar kinez.

Princi përsëriti se i mohon “fuqishëm” akuzat kundër tij.

Andrew u tërhoq nga jeta publike në vitin 2019.