U rrëzua në studio, ndërron jetë kitaristi i njohur

Kitaristi kryesor dhe anëtari themelues i KISS-it, Ace Frehley, ndërroi jetë të enjten, më 16 tetor, sipas një deklarate nga familja e tij.
Frehley u shtrua së fundmi në spital pasi pësoi një rrëzim në studion e tij.
Javën e kaluar, ai anuloi datat e turneut të tij, duke përmendur probleme të vazhdueshme mjekësore.
Ai vdiq në paqe i rrethuar nga familja në Morristown, New Jersey, pas lëndimeve të pësuara, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Anëtarët e familjes së Frehley-t thanë se janë “plotësisht të shkatërruar dhe me zemër të thyer”.
Paul Stanley dhe Gene Simmons, shokët e Ace nga grup KISS, thanë në një deklaratë se ishin “të shkatërruar” nga vdekja e kitaristit.
“Ai ishte një ushtar thelbësor dhe i pazëvendësueshëm i rokut gjatë disa prej kapitujve më formues themelorë të grupit dhe historisë së tij”, thuhet në deklaratën e Paul dhe Gene.
“Ai është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e trashëgimisë së KISS. Mendja jonë është me Jeanette, Monique dhe të gjithë ata që e deshën, përfshirë fansat tanë në të gjithë botën.”