E konfirmon trajneri i Crystal Palace, Guehi largohet në fund të sezonit

Mbrojtësi anglez, Marc Guehi ka vendosur të largohet nga Crystal Palace.
Mundësia për të provuar një sfidë të re jashtë “Shqiponjave”, ka ndikuar në vendimin e tij i cili nuk do të nënshkruajë kontratën e re.
Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i fituesëve të “FA Cup”, Oliver Glasner.
Ne donim që Marc të qëndronte, por ai dëshiron diçka ndryshe”, thotë Glasner.
Guehi, në merkaton e kësaj vere ishte shumë afër t’i bashkohej Liverpoolit, me marrëveshjen që ishte përfunduar, por mosgjetja e një zëvëndësuesi të tij nga Crystal Palace bëri që marrëveshja të dështonte./IndeksOnline/