75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / F.R

Telefonoi dikë për të pyetur a ka votuar, policia interviston një grua në Mitrovicë të Veriut

Është iniciuar rast ndaj një gruaje në Mitrovicë të Veriut, e cila ka telefonuar një burrë për ta pyetur nëse ka votuar gjatë ditës së zgjedhjeve lokale, të dielën që shkoi.

Policia e ka iniciuar rastin si “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe e ka intervistuar të dyshuarën.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri  12.10.2025 – 15:00. Me 17.10.2025 është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare, e cila ka telefonuar ankuesin mashkull kosovar, duke e pyetur se a kishte votuar në ditën e  zgjedhjeve. E dyshuara është identifikuar dhe është intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.