Kante financon një qënder mjekësore në Mali

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën, N’Golo Kante, ka bërë një gjest human.
Mesfushori 34 vjeçar ka financuar një qëndër mjekësore në Mali, shtet ky nga vijnë prindërit e tj, shkruan IndeksOnline.
N’Golo Kante ka financuar një ndërtesë me fondacionin e tij prej 10000 eurove që do të ndërtohet në Bamako, Mali.
Qendra mjekësore do të përqendrohet në kujdesin shëndetësor të fëmijeve dhe kujdesin shëndetësor të familjeve në nevojë.
Kante është i lindur në Francë nga prindër malianë, por që në vazhdimësi ka ndihmuar vendin nga vjen familja e tij.
Kujtojmë që Kante e ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze në vitin 2018 derisa sa ishte pjesë e Chelseas fitoi edhe trofeun e Europa League dhe Champions League.
Ai tashmë po kalon sezonin e tretë në Arabi, ku luan te skuadra e Al Ittihad./IndeksOnline/