75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / L A

Durrësi mirëpret Kampionatin Evropian të Snooker, Rama: Moment i rëndësishëm për Shqipërinë

Shqipëria do të mirëpres Kampionatin Evropian të Snooker 2025 në Durrës, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se në këtë Kampionat marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 38 vende evropiane, të cilët do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat 6 Red, Disability, Women dhe Men Teams.

“Ky kampionat shënon një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit europian dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në organizimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar”, ka shkruar Rama në Facebook