Grealish nuk mund të luajë ndaj Manchester Cityt? Kjo është arsyeja

Rikthehen emocionet e Premierligë në këtë javë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Evertonit, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Etihad”.
Mirëpo te mysafirët nuk pritet të jetë në formacion, Jack Grealish.
Kjo për shkak se Premier Liga i ka penguar prej kohësh lojtarët të përballen me klubet e tyre mëmë, që do të thotë se Grealish nuk është i kualifikuar as për ndeshjen e së shtunës dhe as për ndeshjen e kthimit në Merseyside në maj.
Manuali i Premier Ligës thotë: “Gjatë periudhës së transferimit të përkohshëm… një lojtar nuk duhet të luajë kundër klubit transferues.”
Kujtojmë se ndeshja Manchester City-Everton, do të zhvillohet sot në orën 16:00./IndeksOnline/