Barcelona publikon listën anti-Girona, rikthehet Yamal

Barcelona do të luajë sot ndeshjen derbi ndaj Gironës në La Liga.
Katalanasit, do të tentojnë t’i rikthehen fitores pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Sevillës, ku të cilët u rrëzuan nga kreu i tabelës.
Mungesa e madhe për Barçën është ajo e Raphinhas dhe së fundi e Lewandowskit, të cilët të dy janë të lënduar.
Mirëpo lajm i mirë është rikthimi i 18-vjeçarit, Lamine Yamal i cili kishte munguar edhe me Spanjën në ndeshjet e tetorit.
Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë se derbi katalanas, zhvillohet sot në stadiumin “Montjuic”, në orën 16:15./IndeksOnline/