75 Mall Live Search
15:29 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / Gj Sh

Chelsea fiton ndaj Nottingham Forest, po ngjitet drejt kreut të Premierligës

Chelsea ka marr tre pikë të reja në Premierligë.

Skuadra e Enzo Marescas sot shënoi fitore në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Talenti 19-vjeçar, Josh Acheampong shënoi golin e parë me fanellën e Chelseas, në minutën e 49-të.

Tre minuta më vonë, Pedro Neto dyfshio rezultatin për blutë e Londrës.

Fitoren e vulosi Recce James, me golin e shënuar në minutën e 84-të.

Pas tetë ndeshjeve, Chelsea tashmë ka 14 pikë të grumbulluara, duke u renditur në vendin e katërt në tabelë, me dy pikë më pak se lideri aktual, Arsenal.

Në anën tjetër, nottingham Forest renditet në pozitën e 17-të, me vetë pesë pikë të grumbulluara./IndeksOnline/