75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / Gj Sh

Pesë minuta pas humbjes, skuadra e Premierligës njofton shkarkimin e trajnerit

Ange Postecoglou është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Nottingham Forest.

Shkarkimi i tij vjen vetëm pak minuta pas humbjes së sotme, 3-0 nga Chelsea, shkruan IndeksOnline.

”Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund të konfirmojë se pas një serie rezultatesh dhe performancash zhgënjyese, Ange Postecoglou është liruar nga detyra e tij si trajner kryesor me efekt të menjëhershëm. Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Postecoglou morri drejtimin e Nottingham Forestit në muajin shtator, derisa në tetë ndeshje nuk regjistroi asnjë fitore, vetëm dy barazime e gjashtë humbje./IndeksOnline/