Messi e mbyll sezonin e rregullt me hat-trick (VIDEO)

Lionel Messi e ka mbyllur sezonin e rregullt në kampionatin amerikan me hat-trick.
Sulmuesi argjentinas shënoi tre gola në fitoren 5-2 të Inter Miamit ndaj Nashville SC, shkruan IndeksOnline.
38-vjeçari shënoi dy supergola dhe një penallti.
Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt me 65 pikë duke renditur në vendin e tretë, me vetëm një pik pas liderit, Philadelphia Union, derisa Messi e mbylli sezonin me 29 gola e 19 asistime.
Ai u shpall MVP i sezonit në kampionatin e MLS-së, derisa tashmë luhet edhe faza e play-offit./IndeksOnline/
GO-LA-ZOOOO DE LIONEL 🤩🪄 pic.twitter.com/NbpbPhMMLf
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 18, 2025
GOAL FROM HIM AGAIN!! ⚽️🔥 pic.twitter.com/JJ9aoLpPxa
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 18, 2025
GOOOOL! Hat-trick del 10 🎩✨ pic.twitter.com/Ybnql8Uo8s
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 19, 2025