75 Mall Live Search
09:18 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

Shtetasi i huaj kapet me karikator të zbrazët në Aeroportin e Prishtinës, lirohet në procedurë të rregullt

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë një kontrolli, një shtetasi të huaj i është gjetur një karikator i armës.

Në raportin 23 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se karikatori i zbrazët të njëjtit i është konfiskuar.

Ndërkaq, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë / 18.10.2025 – 19:50. Është raportuar se të dyshuarit mashkull shtetas i huaj në shkuarje gjatë kontrollit i ishte detektuar një karikator i armës së gjatë i cili ishte i zbrazët. Karikatori është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kovës.