75 Mall Live Search
11:22 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

“12 vite martesë”, Abdixhiku ka një falënderim të veçantë për Albinën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një postim me rastin e 12 vjetorit të martesës së tij me Albinën.

Më këtë rast, ai ka falënderuar bashkëshortë e tij për kujdesin dhe mbështetjen e madhe që ajo i jep çdo ditë, raporton IndeksOnline.

“Me Albinën i bëmë 12 vite martesë.

Ajo vazhdon të jetë po e njëjta. E mbushur me mirësi, plot jetë e përplot dashuri.

Të faleminderit për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ke për ne. Unë, Era e Rozi jemi me shumë fat që të kemi.

🥂 Për vitet që vijnë, për dashurinë që ritet, për ne të dy, gjithmonë. 💜”, ka shkruar Abdixhiku. /IndeksOnline/