Izraeli nis sulm në Gaza pas përleshjeve në Rafah, akuzohen shkelje të armëpushimi

Ushtria izraelite ka nisur një sulm ajror në jug të Rripit të Gazës, në zonën e Rafahut, pasi trupat izraelite raportohet se janë sulmuar me armë zjarri nga militantë palestinezë.
Sipas The Times of Israel, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) reaguan menjëherë me bombardime ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit të armatosur.
Ndërkohë, Sky News raporton se IDF nuk ka komentuar ende zyrtarisht për incidentin dhe masat ushtarake të ndërmarra.
Të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi, po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të arritur kohë më parë, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.