75 Mall Live Search
12:56 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

9 % e qytetarëve votojnë deri në ora 11:15 në Maqedoni të Veriut

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Admir Shabani njoftoi se jehona e votuesve deri në ora 11:15 është 9,38 për qind,.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Admir Shabani njoftoi se jehona e votuesve deri në ora 11:15 është 9,38 për qind,.

Shabani tha se të drejtën e votës deri në këtë kohë e kanë shfrytëzuar 154,275 qytetarë, përcjell TV21.

“Sa i përket jehonës së votuesve, deri në ora 11:15 minuta Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akumuloi të dhëna nga 3139 vendvotime, në të cilat 154,275 votues e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Thënë kjo në përqindje, jehona e votuesve deri në ora 11:15 minuta është 9,38%”, tha Shabani.