Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me
temperatura pranverore.
Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë
riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot
kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Në mëngjesin e ditë së hënë parashihen ngrica të dobëta, kryesisht në viset
e larta e diku edhe në viset mesatare.
Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C
dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri
22°C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me
shpejtësi prej 1 deri 7 m/s.
Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme
agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqëve kryerjen e punëve të
sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.