75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

VV-AAK bashkë në balotazh në Fushë-Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” bashkë me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza, duke publikuar edhe një fotografi të përbashkët me Latifin.

Tashmë ku dy subjektet do të garojnë së bashku për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.