75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

Këta janë dy asambleistët e NISMA-s në Vushtrri

Pas përfundimit të zgjedhjeve, drejtuesit dhe aktivistët e Nismës Socialdemokrate në Vushtrri janë mbledhur për të falënderuar ekipin e tyre dhe për të uruar dy asambleistët e rinj të zgjedhur Kushtrim Veseli dhe Diellza Pllana.

Në takim mori pjesë edhe Xhevahire Izmaku, e cila përmes një postimi ka theksuar se ky është “vetëm fillimi i rrugës sonë – Nisma në Vushtrri po nis fuqishëm kapitullin e ri të përfaqësimit me dinjitet dhe punë”.

Ajo ka shprehur falënderim për të gjithë strukturën lokale të partisë dhe ka theksuar se puna e ekipit do të vazhdojë me përkushtim për qytetarët e Vushtrrisë./IndeksOnline/