75 Mall Live Search
17:52 / E Diele, 19 Tetor 2025 / G T

Si rrallë herë, Arbër Zeneli shënon gol me kokë në Suedi

Skudara e Elfsborgut ka shënuar katër gola ndaj Ostërit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit suedez.

Pas asistit, Arbër Zeneli shënon edhe gol për Elfsborgun në Suedi, shkruan Indeksonline

Madje lojtari kosovar shënoi me kokë, si rrallë herë në minutën e 46’të pas një super asisti nga Magnusson.

Kujtojmë që asist në këtë ndeshje bëri edhe Besforti, vëllai i Arbërit./Indeksonline/