Pas 19 vitesh, Eminem ka një të dashur të re?

Eminem nuk duket se ka frikë të kombinojë biznesin me kënaqësinë.
Sipas burimeve të shumta, reperi 53-vjeçar është në një lidhje me parukieren e tij Katrina Malota, raporton E! Online, transmeton Indeksonline.
Katrina, e cila, ashtu si reperi i famshëm, është me origjinë nga Michigani, ka punuar si stiliste dhe grimere për 15 vitet e fundit.
Në faqen e saj të internetit, ajo thotë se ka punuar profesionalisht me atë që e quan “gjeniu i qytetit të lindjes, Eminem”, si dhe me yje si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent./Indeksonline/
