75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 19 Tetor 2025 / G T

“Djajtë e Kuq” ia vazhdojnë krizën Arne Slotit te Liverpooli

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të madhe 1:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tëtë në Premier League.

Qysh në minutën e dytë, mysafirët treguan se kanë udhëtuar për pikë të plota – pasi për 0:1 shënoi sulmuesi, Mbeumo, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, “The Reds” shënuan për 1:1 me Cody Gakpo.

Kur u mendua se Liverpooli do të shënoj golin e fitores, erdhi befasia nga Harry Maguire – i cili shënoi për 1:2 në minutën e 83’të.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liverpooli vazhdon me humbje në tri ndeshjet e fundit, por mbetet në pozitën e 3-të me 15 pikë./Indeksonline/