75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / KV

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie (Video)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Banjska”, ku të akuzuar janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton IndeksOnline.

Të akuzuarit janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa seanca ka nisur pak para oërs 10:00.

Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Procesi gjyqësor po zhvillohet nën mbikëqyrje të lartë të sigurisë dhe interes të madh publik./IndeksOnline/