75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / L A

Shkëlqeu ndaj Dukagjinit, Kryeziu shpallet “Ylli i Javës”

Ballkani i është rikthyer fitores në Superligën e Kosovës.

Suharekasit, fituan ndaj Dukagjinit të Ismet Munishit me rezultat 2-0, ku po vazhdon të ndjekë Prishtinën në krye të tabelës.

Ndërsa sot FFK-ja, shpalli yllin e Ballkanit, Almir Kryeziun si “Ylli i Javës” në Superligë.

Kryeziu, kishte shkëlqyer në këtë ndeshje ku i cili kishte shënuar 2 gola në këtë ndeshje.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin. Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tonë”, deklaroi Kryeziu./IndeksOnline/