MKRS-ja publikon pamje nga punimet në stadiumin e Gjilanit

Me intensitet po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjilanit.
Ky është një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë.
Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh, dhe do të ofrojë kushte të dinjitetshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet.
Për këtë projekt janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vite.