Vdes djali i ish-legjendës së Kombëtares Angleze

Një lajm tejet tragjik ka kapluar futbollistin legjendar të Anglisë, Stuart Pearce.
Djali i tij Harley, ka vdekur në moshën 21-vjeçare pasi u përfshi në një aksident me makinë bujqësore në një rrugë rurale pranë shtëpisë së familjes së tyre në Wiltshire.

Mendohet se traktori mund të ketë pësuar një shpërthim gome, gjë që e bëri atë të dilte nga rruga.

Harley ishte më i vogli nga dy fëmijët që Stuart pati me ish-gruan e tij, Liz. Çifti kanë edhe një vajzë, Chelsea , nga martesa e tyre 20-vjeçare që përfundoi në vitin 2013./IndeksOnline/