75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / P M

Policia ka arrestuar tre persona në Zubin Potok për armëmbajtje pa leje

Tre persona janë arrestuar mesditen e djeshme nga policia në fshatin Kërligatë të Zubin Potokut.

V.H, F.S dhe V.S, dyshohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Gjueti e kundërligjshme”.

Siç, njoftojnë organet e rendit, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre personat e dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në SP Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se ata i kanë dorëzuar vullnetarisht armët si në vijim:

Tre pushkë gjuetie;

Një pistoletë;

25 fishekë të armëve përkatëse;

Një radio dore.

Nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet dhe rregullat që ndalojnë gjuetinë në zonat e mbrojtura, si dhe të mos mbajnë armë pa leje, pasi çdo veprim i tillë paraqet shkelje të ligjit dhe rrezik për sigurinë publike.