75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / AR

Aktori i njohur bën rrëfimin e pazakontë, si i ndikojë pamja në profesion

Aktori i njohur Ashton Kutcher ka rrëfyer se pamja e tij fizike shpesh ka qenë pengesë për të marrë role më të thella dhe të vështira në Hollywood.

47-vjeçari foli hapur gjatë një paneli në New York Comic Con 2025, në promovimin e serialit të ri nga FX, “The Beauty”. Paneli u moderua nga krijuesi i serialit, Ryan Murphy, dhe morën pjesë edhe emra të tjerë si Evan Peters, Jeremy Pope, Rebecca Hall dhe Anthony Ramos.

“Çdo rol që merr, një pjesë e madhe varet nga pamja jote. Ka role që i kam marrë për shkak të pamjes sime, por ka edhe role që i kam humbur për të njëjtën arsye,” tha Kutcher. Ai shtoi se ndonjëherë kjo është frustruese, sidomos kur nuk je i besueshëm për rolet më të errëta ose më realiste, sepse dukesh “shumë i rregullt”.

Në serialin e ri, Kutcher luan një personazh shumë kompleks, dhe siç tha vetë, “gati çdo njëri nga ne luan një rol ku përfaqëson ose sfidon pjesë të vetes që zakonisht i fshehim nga bota”. Aktori zbuloi se kjo është një nga eksperiencat më të kënaqshme të karrierës së tij.

Seriali “The Beauty”, i krijuar nga Ryan Murphy dhe Matthew Hodgson, bazohet në një seri komikësh me të njëjtin emër. Ngjarja ndjek dy partnerë hetues, Drew Foster dhe Kara Vaughn, që hetojnë një infeksion të çuditshëm seksual (STD) që shkakton ndryshime estetike në pamjen e njerëzve, por në fund rezulton vdekjeprurës. Seriali do të shfaqet në Hulu në vitin 2026, dhe Kutcher do të jetë edhe producent ekzekutiv.