75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / L A

10 gola në 9 ndeshje në La Liga, vetëm Ronaldo ka bërë më mirë se Mbappe te Reali

Kylian Mbappe është duke e dominuar fillimin e sezonit te Real Madridi.

Mbrëmë, sulmuesi francez e shënoi golin e fitores kundër Getafes (1:0) duke arritur në kuotën e 10 golave në vetëm 9 ndeshje të këtij sezoni në La Liga.

I shërbyer në mënyrë perfektë nga Arda Guler, kapiteni i “bleus” e finalizoi mjaft mirë këtë aksion duke ia siguruar tri pikë mjaft të rëndësishme Realit dhe duke e dërguar ekipin në krye të renditjes.

Me këtë arritje, Mbappe bëhet lojtari i parë i Realit që e arrin shifrën dyshifrore aq shpejt që nga koha e Cristiano Ronaldos, kur në sezonin 2014-15 portugezi i kishte shënuar 17 gola në këtë pikë të sezonit.

Ronaldo në atë vit e kishte mbyllur sezonin në La Liga me 48 gola në total, një shifër që do të jetë e vështirë të arrihet nga Mbappe, por që futbollit nuk i dihet kurrë.

Përpos statistikave në kampionat, ish-futbollisti i Monacos dhe Paris Saint-Germainit është duke ofruar paraqitje të nivelit të lartë në të gjitha kompeticionet.

Ka shënuar në 11 ndeshjet e fundit mes Real Madridit dhe Kombëtares franceze, duke e përjashtuar vetëm lojën me Mallorcën në fund të gushtit, kur nuk kishte arritur ta gjente golin.

Nëse e vazhdon këtë ritëm, Mbappe mund t’ju afrohet standardeve të Cristiano Ronaldos dhe Lionl Messit në nivelet e tyre më të larta.

Vazhdimësia dhe kapaciteti për të shpërthyer në momentet vendimtare po e konfirmojnë rolin e tij të liderit teknik dhe të simbolit të Real Madridit, i cili falë golave dhe vetëbesimit, po shikon me siguri drejt objektivave të ardhshëm në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve