75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 21 Tetor 2025 / b l

Gjenden mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës

Gjatë gërmimit në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se gërmimet janë kryer me urdhëresë të gjykatës.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e  GJ. TH. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, njofton policia.

Bëhet e ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjekoligjore.

“Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, njofton policia.