75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 21 Tetor 2025 / b l

Mbetje mortore në Hajvali, vazhdojnë gërmimet

Në varrezat e fshatit Hajvali në Prishtinë janë duke vazhduar gërmime nën dyshimin për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, janë gjetur eshtrat e të paktën tre personave, që dyshohet të jenë të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur eshtra të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.