75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

Nicole Kidman thumbohet nga ish-i

Keith Urban thumboi ish-bashkëshorten e tij, gjatë premierës së serisë “Road”, e cila lidhet me garën e 12 muzikantëve, që do të konkurrojnë për të hapur turneun e Keith në SHBA

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O

Këngëtari doli në skenë për të interpretuar “Straight Line”, këngën nga albumi i tij i fundit dhe teksa reflektoi për mesazhin e këngës, s’e harroi ta lëshonte një kunjë.

“(Kjo këngë lidhet me) dëshirën për t’u çliruar nga një rutinë që të rraskapit shpirtërisht, në të cilën mund të jesh ngecur. Mund të jetë një marrëdhënie, punë, kreativitet, me veten…çfarëdo qoftë!”, u shpreh ai.

Këngëtari country shpjegoi se donte që kënga të përcillte idenë e “t’u ndjerit gjallë sërish, pas daljes nga një periudhë e errët. “Straight Line’ është kënga e parë e albumit për shumë arsye, por veçanërisht sepse ajo përfaqëson një energji dhe frymë që u bë linjë e përbashkët e gjithë albumit”, tha ndër të tjera ai.

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O
 
Keith u tha fansave se do të “trajtonte shumë tema, emocione dhe energji në këtë album, por një shpirt thellësisht njerëzor i përshkon të gjitha”.
 
Në një moment tjetër gjatë programit të garës, muzikanti u ankua për ndjenjën e “vetmisë dhe mjerimit”, ndërsa reflektonte mbi vështirësitë e turneve, duke theksuar se shfaqja duhet të vazhdojë pavarësisht çfarë ndodh në jetën personale.

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O
 
Në fund të shtatorit, u bë e ditur se martesa 19-vjeçare e tij me aktoren Nicole Kidman po merrte fund. Më tej, nisën zërat se Keith mund të jetë në një lidhje me Maggie Baugh, kitaristen e bandës së tij, por këto thashetheme nuk janë konfirmuar.

“Ndonjëherë marrëdhëniet thjesht prekin fundin”, – tha një burim në atë kohë, duke shtuar se aktorja, 58 vjeç, “nuk e donte ndarjen dhe po përpiqej ta shpëtonte marrëdhënien”.

Nicole dhe Keith kanë dy vajza, Sunday, 17 vjeç dhe Faith, 14 vjeç.