75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 21 Tetor 2025 / S Z

Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria e Financave del me sqarim

Ditëve të fundit ka pasur raportime dhe ankesa të shumta se si pensionistët po detyrohen të shkojnë e të paraqiten në zyra të pensioneve, për ta bërë verifikimin nëse ata ende jetojnë.

Kjo po ndodh pavarësisht asaj se shumë prej pensionistëve janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe në moshë të shtyrë.

Për këtë çështje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka lëshuar një sqarim për publikun.

Në njoftimin e MFPT-së, thuhet se pensionistët mbi moshën 80-vjeçare, mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit dhe ekipi mobil i ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit.

“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu kjo ministri i ka publikuar edhe numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të thirren ekipet mobile.