75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

Barcelona publikon listën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiacosit

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndaj Olympiacosit.

Katalanasit, do të tentojë t’u rikthehen fitoreve pas humbjes në ndeshjen e kaluar ndaj PSG-së.

Barça, publikoi edhe listën e lojtarëve për këtë ndeshje, ku do të përballet me mungesat e lojtarëve si Ferran Torres, Raphinha, Joan Garcia dhe së fundi atë të Christensenit.

Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë se ndeshja Barcelona-Olympiacos, do të zhvillohet sonte në “Montjuic”, në orën 18:45./IndeksOnline/