75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

“E shëndoshë dhe seksi”, influencerja thyen paragjykimet për peshën

Një influencere e vetëshpallur si “e shëndoshë dhe seksi” nuk po i lejon ata që e urrejnë ta shkatërrojnë vetëbesimin e saj, duke këmbëngulur me guxim se pesha e saj nuk do ta ndalojë të veshë minifunde dhe fustane të ngushtë.

Julia Sena, 30 vjeç, nga Phoenix, Arizona, e cila peshon 137 kg, ndan rregullisht përmbajtje pozitive për trupin me më shumë se 121,000 ndjekësit e saj në Instagram, raporton New York Post, transmeton Indeksonline.

Ajo poston video me veshje të ngushta për t’u treguar figurave të tjera më të shëndosha se është në rregull të “veshin çfarë të duan”.

Në një klip, me mbishkrimin “145 kg dhe nuk më intereson çfarë mendoni për trupin tim”, Sena pozoi me një minifund të shkurtër dhe një bluzë pa mëngë./Indeksonline/

Influencuesja 145 kg thyen paragjykimet për peshën: "Jam e shëndoshë dhe e bukur"