75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / MSH

Sellma ia bën grimin “Sulltaneshës Hyrrem”

Grimerja e njohur sqhiptare, Sellma Kasumoviq, ka qëndruar prapa shumë grimeve të figurave të rëndësishme të shoubizit dhe jo vetëm.

Përtej kufijve, Sellma ka qenë pjesë e ekipeve glamuroze të shumë pamjeve të artistëve, aktorëve e kështu me radhë, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, ajo i ka bërë grimin aktores së famshme turke, Meryem Uzerli, e njohur për rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në një prej serialeve më të shikuara turke.

Sellma i kishte bërë grimin Meryemit edhe në një event të një viti më parë.

Portretin e përbashkët me “Hyrremin” e postoi vetë grimerja, pasi përfundoi punën.