75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / G T

“Të kesh një lojtar si Barnes në rezervë është lluks”, Jose Mourinho pas humbjes ndaj Newcastle

Skuadra e Newcastle Unitedit mposhti 3:0 Benficën në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Dy gola në këtë takim i shënoi Harvey Barnes në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Pikërisht për Barnes, Jose Mourinho – trajneri portugez i tha disa fjalë.

“Të kesh një lojtar si Barnes në bankën rezervë është vërtet një lluks i madh, një super lluks.

“Ata na mposhtën në tranzicion, me shpejtësi, me intensitet. Nuk mund t’i bënim ballë”, u shpreh Jose

Kujtojmë që golin e parë në këtë takim e shënoi Gordon, i cili u bë lojtari i parë që realizon në tri ndeshje radhazi në Champions League për ekipin e Newcastle Untiedit./Indeksonline/