Derbi i Ligës së Parë, Liria dhe Vëllaznimi e mbyllin pjesën e parë pa gola

Mbyllet me barazim pjesa e parë mes Lirisë së Prizrenit dhe Vëllaznimit të Gjakovës.
Në 45 minutat e para, nuk pati gola në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Skuadra mysafire ishte më e mira në fushë pas pjesës së parë, ku në disa raste edhe rrezikoi portën e portierit të Lirisë.
Kujtojmë se me rezultat të tillë, skuadra e Vëllaznimit shkon në kuotën e 25 pikëve, kurse Liria 21 pikë.
Megjithatë do shohim se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë./Indeksonline/