75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / P M

Begaj i kërkon Vietnamit ta njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75-vjetësh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.