75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / L A

Skandal i madh në Maqedoninë e Veriut – Federata përjashton nga të gjitha ligat KB Shkupin

Një zhvillim tronditës ka goditur basketbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi Federata e Basketbollit ka marrë vendim që ta suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”, raportojnë mediat vendase.

Sipas Federatës, arsyeja e këtij vendimi është borxhi financiar prej 590.000 denarësh, por drejtuesit e klubit theksojnë se borxhi është pasojë e mosrealizimit të fondeve të premtuara nga Ministria e Sportit, të cilat duhej të mbulonin këto shpenzime.

Ajo që ka ndezur më shumë debatet është fakti se për përjashtimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit të Federatës, duke ngritur pyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar në vend.

Me këtë vendim, KB “Shkupi”përjashtohet nga çdo aktivitet zyrtar i Federatës, çka pritet të ketë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në Shkup dhe më gjerë.

Ky skandal ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik, ku kërkohet rishikimi i menjëhershëm i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve kompetente për të shmangur një dëm të madh për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.