Drita me një njoftim të ri për biletat e ndeshjes ndaj Omanias

Drita nesër e luan ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Conference League.
Kampioni i Kosovës, do të jetë nikoqire e skuadrës nga Qipro, Omonia, ndeshje e cila e zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Drita ka njoftuar tifozët se biletat do të qëndrojnë në shitje deri nesër në ora 12:00.
”Biletat për ndeshjen Drita vs Omonia mund të blihen vetëm deri nesër (e enjte) në ora 12:00!Pas kësaj, sistemi i shitjes online mbyllet!
Siguro biletën TANI dhe bëhu pjesë e historisë! https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/