75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Z S

Bislimi takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, temë diskutimi marrëveshja bazë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, priti në një takim pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Në këtë takim Bislimi theksoi gjithashtu se duhet të trajtohet me urgjencë dhe vëmendjen e merituar çështja e personave të zhdukur me dhunë, në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar.

Po ashtu në këtë takim sipas informatave u diskutua edhe lidhur me bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia

Bislimi shprehu edhe rëndësinë dhe domosdoshmërinë që sa më parë të ndodhë heqja e plotë e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës./Indeksonline/