75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / P M

Një grua theu dyert e strehimores, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua kosovare , e cila ishte e strehuar në një qendër strehimi në Lipjan, pasi dyshohet se ka dëmtuar tri dyer të objektit të strehimores, shkruan Indeksonline.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e strehuar në strehimore, pasi që ajo ka dëmtuar tri dyer të qendrës së strehimores dhe ka kanosur dhe i është vërsulur punëtorëve të qendrës. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.