75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / MSH

Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë, ku do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit.

E para e vendit do të dalë përballë studentëve për të folur për mbrojtjen e demokracisë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja është paralajmëruar të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme studentësh, meqë në universitet është duke u zhvilluar Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

Kjo ndalesë e Osmanit është në vazhdën e takimeve të shumta që ajo do të zhvillojë, në vizitën e saj zyrtare në Gjermani./IndeksOnline/