Arrestohet një palestinez në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Një shtetas palestinez është arrestuar në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan 22.10.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./